Këndi BE Përmet organizon aktivitet ndërgjegjësues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet, iu bashkua nismës globale  për të sensibilizuar dhe vepruar për ruajtjen e begatisë më të madhe që njeriut i ka falur natyra-UJI. Fletëpalosjet dhe materialet e tjera ndërgjegjësuese për kursimin e ujit, të përgatitura nga kordinatorja lokale e BE-së, u shpërndanë ditën…

Dita e Verës në Përmet!

Festohet për të tretën herë Dita e Verës në Përmet. Sheshi i qytetit ishte plot me vizitorë vendas dhe të huaj. Fëmijët argëtoheshin duke parë nga afër këndin e blegtorisë, ku ishte inskenuar jeta fshatareske, ndërsa në sfond shëtitjet nëpër stenda shoqëroheshin nga tingujt e muzikës përmetare dhe asaj moderne. Veçantia e kësaj dite ishte…

Këndi i Be-së në Përmet organizon një leksion informues për euron në kuadër të Javës Globale të Parasë.

Ditën e hënë, 19.03.2018, kordinatorja lokale e BE-së në Bashkinë Përmet organizoi një leksion me një grup nxënësish ekselentë të vitit të parë dhe të dytë të gjimnazit ” Sami Frashëri”. Nxënësve iu shpjegua historia e euros që nga Traktati i Romës deri në raportin e Delor, kuptimi i emrit, simbolit dhe elementëve kryesorë të…

Festa e Ditës së Verës, 14 Mars

Bëhuni pjesë e tryezës Përmetare duke festuar ardhjen e Pranverës! Jetoni dhe ndani me ne emocionet e një prej festave familjare më popullore të trevës tonë! Urdhëroni të shijoni gatesat e shumta përmetare që sipas zakoneve tona, më 14 Mars, mbyllin një sezon dhe hapin një tjetër, nga koleja & qingji i mbushur, kulaçi i…