Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet, iu bashkua nismës globale  për të sensibilizuar dhe vepruar për ruajtjen e begatisë më të madhe që njeriut i ka falur natyra-UJI. Fletëpalosjet dhe materialet e tjera ndërgjegjësuese për kursimin e ujit, të përgatitura nga kordinatorja lokale e BE-së, u shpërndanë ditën e sotme, 23.03.2018, në qytet.