MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK, 30.03.2018

Ju njoftojmë se më datë 30.03.2018 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me rend dite: Informacion: Si janë zbatura detyrat nga Ujësjellësi Përmet sh.a për furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës, puna e specialistëve të fushës dhe risitë që rrjedhin nga rikonstruksioni i ujësjellësit të qytetit. Informacion: Problematika, detyra që rrjedhin për barazinë gjinore.…

FILLOI BETONIMI I RRUGËVE NË FSHATIN PISKOVË!

Pas 25 viteve pritjeje, më në fund këto ditë filloi investimi: ”Rikonstruksioni dhe betonimi i të gjithë rrugëve të Fshatit Piskovë, një ndër fshatrat e mëdhenj dhe të populluar- qendër e ish Komunës Piskovë të Bashkisë Përmet. Ky investim vjen menjëherë pas përfundimit të investimit të Bashkisë Përmet të “Ndërtimit të rrjetit të brendshëm të…

Këndi BE Përmet organizon aktivitet ndërgjegjësues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet, iu bashkua nismës globale  për të sensibilizuar dhe vepruar për ruajtjen e begatisë më të madhe që njeriut i ka falur natyra-UJI. Fletëpalosjet dhe materialet e tjera ndërgjegjësuese për kursimin e ujit, të përgatitura nga kordinatorja lokale e BE-së, u shpërndanë ditën…

Dita e Verës në Përmet!

Festohet për të tretën herë Dita e Verës në Përmet. Sheshi i qytetit ishte plot me vizitorë vendas dhe të huaj. Fëmijët argëtoheshin duke parë nga afër këndin e blegtorisë, ku ishte inskenuar jeta fshatareske, ndërsa në sfond shëtitjet nëpër stenda shoqëroheshin nga tingujt e muzikës përmetare dhe asaj moderne. Veçantia e kësaj dite ishte…

Këndi i Be-së në Përmet organizon një leksion informues për euron në kuadër të Javës Globale të Parasë.

Ditën e hënë, 19.03.2018, kordinatorja lokale e BE-së në Bashkinë Përmet organizoi një leksion me një grup nxënësish ekselentë të vitit të parë dhe të dytë të gjimnazit ” Sami Frashëri”. Nxënësve iu shpjegua historia e euros që nga Traktati i Romës deri në raportin e Delor, kuptimi i emrit, simbolit dhe elementëve kryesorë të…

Festa e Ditës së Verës, 14 Mars

Bëhuni pjesë e tryezës Përmetare duke festuar ardhjen e Pranverës! Jetoni dhe ndani me ne emocionet e një prej festave familjare më popullore të trevës tonë! Urdhëroni të shijoni gatesat e shumta përmetare që sipas zakoneve tona, më 14 Mars, mbyllin një sezon dhe hapin një tjetër, nga koleja & qingji i mbushur, kulaçi i…