Dita e Verës!

14.03.2022 Me gëzim,hare ,dashuri dhe duart plot u prit Dita e Verës në qytetin e bukur të luleve. Një panair i mbushur plot me produkte tradicionale dhe produkte turistike u ofroi vizitorëve shijet përmetare.Bukurinë dhe hijeshinë ja shtuan festës edhe koncerti, lojrat dhe sportet e zhvilluara. Urime për një stinë të mbarë e të shëndetshme!…

Nisma ”Pylli i shpresës”

10.03.2022 Ndërmerret aksioni i ri-pyllëzimit të luginës së Vjosës! Në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Gjirokastër, ADZM Gjirokastër dhe bashkive që shtrihen përgjatë luginës së Vjosës, EcoAlbania po zbaton nismën “Pylli i shpresës”, një nismë për ri-pyllëzimin e brigjeve të luginës së Vjosës. Nisma vjen si vazhdimësi e përpjekjeve të EcoAlbania për ruajtjen dhe promovimin…

Dita Ndërkombëtare e Gruas!

08.03.2022 Një lule për nënën, për bashkëshorten, motrën apo vajzën. Një lule për ti thënë “faleminderit” për gjithçka, për ato miliona momente që na kanë qëndruar pranë në jetën tonë. Urime për ju nëna që botës i jepni përjetësi e kujtdo vetëm ngrohtësi e qetësi. Për ju që zini vendin e kujtdo, por vendin tuaj…

Aktivitete për ditën e mësuesit!

07.03.2022 Nëpërmjet aktiviteteve të zhvilluara ditën e sotme me rastin e 7 Marsit falenderuam, ata pa të cilët do të ishte e pamunduar të shqiptonim gjuhën e ëmbël shqipe , të mblidhnim vitet e kaluara bashkë, të këndonim e kërcenim , të ndiqnim ëndrrat për të cilat ata sot krenohen. Sot dhe çdo ditë duhet…

Karafila dhe mirënjohje për mësuesin e parë!

07.03.2022 Tashmë mund ta konsiderojmë një traditë urimin që kanë marrë mësuesit në pension. Pas një trokitje dere ata kanë marrë sot urimin e parë, shoqëruar me një kartolinë dhe karafil nga punonjësit më të rinj të bashkisë. Për ti falenderuar për punën e palodhur, përkushtimin e tyre dhe për tu treguar se  7 Marsi…

Konkursi “Piktura më e bukur për Turizmin”

Je një i ri përmetar i apasionur pas pikturës. Bëj një pikturë të atraksioneve turistike të Përmetit dhe merr pjesë në Konkursin : Pikturën dorëzoje te Këndi i BE-së , kati IV, Bashkia Përmet. Mund të dërgoni vetëm një pikturë. Afati i Aplikimit është 06-25 Mars. Ky konkurs organizohet nga Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë…

Lojra dhe gara sportive midis nxënësve të shkollave

04.03.2022 Vazhdojne aktivitetet tek ne. Pjesë e rëndesishme e jetës dhe programit mësimor është edhe aktiviteti fizik. Ditën e sotme u zhvilluan lojra dhe gara sportive midis nxënësve  të shkollave 9 – vjeçare për tu gjallëruar, argëtuar e për të festuar. Fëmijë të gëzuar dhe energjik, larg monotonisë dhe qëndrimit pasiv.

”Java e Mësuesit”

02.03.2022 Ka shumë mënyra për të shënuar dhe festuar ditën e mësuesit, një nga profesionet më thelbësore për shoqërinë. Bashkia Përmet nisi sot “Javën e Mësuesit”me mbrëmjen poetike “Kryefjala”, e cila bëri bashkë mësues ,artistë, drejtues ,nxënës e qytetar. Skena e mbushur me artist e artdashës të cilët i kënduan e recituan dashurisë, përpjekjeve ,…

Mbrëmje poetike-muzikore me poetët e Përmetit

28.02.2022 Mbrëmja Poetike ngjiti në skenën e kinemasë” 13 Shtatori” shkrimtarët përmetar Anila Mihali , Ligor Shyti , Lumo Kolleshi dhe Sinan Vaka , të cilët sollën nostaligjitë e krijimeve të para dhe disa nga poezitë e tyre.Interpretimet artistike nga Kozeta Jashari dhe Etleva Kreci me regji të Pandi Dukës  u shoqëruan edhe nga performanca…