07.03.2022

Tashmë mund ta konsiderojmë një traditë urimin që kanë marrë mësuesit në pension.

Pas një trokitje dere ata kanë marrë sot urimin e parë, shoqëruar me një kartolinë dhe karafil nga punonjësit më të rinj të bashkisë. Për ti falenderuar për punën e palodhur, përkushtimin e tyre dhe për tu treguar se  7 Marsi është një ditë e veçantë dhe mësuesit nuk harrohen kurrë.