GËZUAR FESTËN E ÇLIRIMIT!

Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë kryer homazhe pranë lapidarit në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit. Këtë 29-Nëntor, në ambientet e rikonstruktuara, u kujtuan ata që vunë jetën…

KËSHILLI BASHKIAK PËRMET SHPALLET FITUES NË PROJEKTIN BASHKI TË FORTA!

Bashkia Përmet dhe Projekti Bashki të Forta, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi “Për përdorimin e sistemit për transmetim të mbledhjeve të Këshillave Bashkiak” të ofruar nga projekti Bashki të Forta. Këshilli Bashkiak Përmet aplikoi në thirrjen “Garë për Grantin për transmetiminin e mbledhjeve të Këshillave Bashkiak në mediat sociale” e publikuar nga Projekti Bashki të Forta…

BASHKIA PËRMET NË KONKURSIN E PRAKTIKAVE TË MIRA!

Në edicionin e katërt të Konkursit të Praktikave të Mira 2020, i cili drejtohet nga Ministria e Brendshme dhe AMVV, me mbështetjen e projektit Bashki të Forta, Bashkia Përmet paraqitet me dy praktika të orientuara në kategoritë: -Administrimi dhe Menaxhimi i Arsimit Parashkollor -Administrimi dhe Menaxhimi i Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile Të gjitha bashkitë konkurojnë…

NATA E BARDHË NAIMIANE!

Situata e pandemisë nuk pengoi Shoqatën Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare ‘Vëllezërit Frashëri’ për të organizuar si çdo vit eventin kushtuar krenarisë letrare Naim Frashërit. Këtë vit konferenca shkencore mbante titullin “Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta poetë kombëtarë të pandarë”. Vdekja e Naimit dhe ditëlindja e Fishtës nuk përkojnë rastësisht bashkë. Dy poetët vendosën shpirtin dhe fjalën…

PARKU KOMBËTAR BREDHI HOTOVËS!

Gjithmonë dhe më tepër, rrethi i Përmetit po kthehet në një nyje turistike ku gjen çdo gjë që natyra mund të fal. Parku Kombëtar Bredhi Hotovës është një ndër parqet natyrore më të vizituara që ofron surpriza në çdo stinë të vitit. Për të promovuar akoma më tepër këtë park dhe nxitjen e turizmit në…

PËRMBYLLJA E FAZËS SË PARË TË PROGRAMIT ROMACTED!

Bashkia Përmet ishte një ndër 7 bashkitë pjesë e Programit ROMACTED të financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Këshilli Europës. Procesi që mbarte ky program nisi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit duke u pasuar me: • Identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komunitetit Egjyptian që jeton në Bashkinë Përmet • Ngritjen e grupit…

Tetori i librit.

Në kuadër të iniciativës “Tetori i Librit”, në ambientet e Qendrës Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe u organizua një aktivitet kushtuar librit, mikut më të mirë të fëmijëve dhe jo vetëm. Fëmijët e qendrës, mirëpritën edhe fëmijët e grupeve parashkollore të kopshtit të qytetit, duke u argëtuar së bashku dhe ndjekur me vëmendje leximin…

Tetori rozë.

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Fushata të shumta ndërgjegjësuese janë zhvilluar në çdo institucion ku punojnë gra, për të shpërndarë mesazhe inkurajuese për të parandalimin e kësaj sëmundje. Dita e sotme e cila përkon dhe me Ditën Kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, nisi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak…