Bashkia Përmet dhe Projekti Bashki të Forta, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi “Për përdorimin e sistemit për transmetim të mbledhjeve të Këshillave Bashkiak” të ofruar nga projekti Bashki të Forta.
Këshilli Bashkiak Përmet aplikoi në thirrjen “Garë për Grantin për transmetiminin e mbledhjeve të Këshillave Bashkiak në mediat sociale” e publikuar nga Projekti Bashki të Forta duke u shpallur fitues për qarkun e Gjirokastrës.
Falë këtij projekti salla ku zhvillohen mbledhjet e përmuajshme të Këshillit Bashkiak, do të kenë një sistem të mirëfilltë për transmetimin live të mbledhjeve, plotësimin e kushteve teknike si ndriçim, internet dhe instalim paisjesh për transmetim.
Qëllimi i këtij projekti është rritja e informimit, të transparencës mbi aktivitetet e këshillit bashkiak dhe duke patur një publik të mirëinformuar nxisim angazhim qytetar në çështjet me interes të përbashkët.