Në kuadër të iniciativës “Tetori i Librit”, në ambientet e Qendrës Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe u organizua një aktivitet kushtuar librit, mikut më të mirë të fëmijëve dhe jo vetëm.
Fëmijët e qendrës, mirëpritën edhe fëmijët e grupeve parashkollore të kopshtit të qytetit, duke u argëtuar së bashku dhe ndjekur me vëmendje leximin e kushtuar vetëm atyre.
Muaji tetor është kthyer tashmë në muajin që i dedikohet tërësisht leximit dhe librave.
Çdo ditë duhet të ekzistojë dëshira për lexim dhe vëmendja për librin.
Libri është investimi më i mirë për fëmijët.
Lexoni çdo ditë!