NDALESA E RRADHËS E ALBTELECOM NË PËRMET!

Superstacioni i rradhës i Albtelecom ndalon në qendër të qytetit në datën 27 Qershor. Një ditë e mbushur plot me aktivitete duke filluar me : Hapja e trailerit në orën 10:00. Aktivitete të ndryshme deri në orën 12:00 si lojra, DJ në sfond me muzikë të zgjedhur dhe nga qytetarët, navigime në internet, leksione dhe…

PËRMETI MULTIKULTUROR

Mbyllet edicioni i 16-të i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor”. Bashkia Përmet në bashkëpunim me CIOFF dhe Ministrinë e Kulturës organizoi Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2018”, e cila është e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë në vendin tonë. Aktiviteti i ditës së dytë “Përmeti Multikulturor” nisi…

PËRMETI NË ITENERARIN E RALLY ALBANIA!

Motorsport Club Albania, do të organizojë edicionin e 14-të të Rally Albania, në datat 09-16 Qershor 2018. Pjesë e itenerarit të tyre është edhe Përmeti. Në datën 12 qershor, mbi 300 sportistë nga 40 vende të ndryshme të botës, do të mbërrijnë në qytetin e Përmetit, ku do të kalojnë dhe një natë duke i…

REHABILITIM I URËS SË QYTETIT!

Në kuadër të projektit “Rikualifikimi urban i disa zonave të qytetit”, pjesë e të cilit është dhe “Rehabilitimi i Urës në hyrje të qytetit Përmet”, nisën punimet për këtë segment. Punimet do të vazhdojnë me angazhim maksimal dhe pritet të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara.

Këndi i BE-së Përmet zhvillon takim ndërgjegjësues për migracionin e parregullt.

Ditën e sotme, 12.0.6.2018, kordinatorja e BE-së në Bashkinë Përmet se bashku me përfaqëues të Policisë së Shtetit zhvilluan një takim me nxënësit e gjimnazit “ Sami Frashëri”. Përfaqëuesi i Policisë së Shtetit u shpjegoi nxënësve rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e hapësirës Schengen. Informacionet e ofruara u vlerësuan shumë nga nxënësit dhe…

Informacion në lidhje me Programin Italo- Shqiptar për zhvillimin e SME-ve dhe mbështetja e Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, me synim mbështetjen e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme, zhvilluan diten e djeshme, një takim informues në qytetin e Përmetit me bizneset në sektorin e hotelerisë, agropërpunimit, artizanatit dhe përfaqësues të bankave tregtare private. Aktiviteti kishte si qëllim informimin…

Këndi i BE Përmet zhvillon aktivitetin ndërgjegjësues “Mbrojmë mjedisin dhe ruajmë traditat”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Këndi i BE-së në Përmet në bashkëpunimin me shkollat e qytetit dhe shoqatën “Mjedis, Ujëra dhe Pyje” organizoi një aktivitetin ndërgjegjësues të titulluar “ Mbrojmë mjedisin dhe ruajmë traditat”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rijetëzimi i traditës përmetare, duke përcjellë ndër breza trashëgiminë përmetare për kultivimin e trëndafilave…