Mbyllet edicioni i 15-të i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor”.

Bashkia Përmet në bashkëpunim me CIOFF dhe Ministrinë e Kulturës organizoi Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2017”, e cila është e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë në vendin tonë.

Ansambli i Qendrës Kulturore Tiranë, Ansambli i qytetit të Konicës në Greqi, Sazet e Përmetit ,Grupi i Valleve të Dropullit dhe Elbasanit e Fierit ishin disa prej grupeve pjesëmarrëse në festival.