NJË FILLIM I BUKUR PËR DY QYTETE!

Dje në Fontenay-aux-Roses , në një ceremoni plot simbolikë , nënshkruam Betimin e Miqësisë mes dy qyteteve tona Përmetit dhe qytetit francez të trëndafilave . Me Kryetarin Laurent Vastel , nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi , që synon të lidhë qytetarët tanë përmes kulturës , edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Ishte kënaqësi që në…

24 MAJ DITA E KONGRESIT TË PËRMETIT

Një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, kur Përmeti u bë zemra e vendimmarrjes për fatet e Shqipërisë. Sot përkujtojmë me nderim Kongresin e vitit 1944, që vendosi themelet e një shteti të lirë, sovran dhe demokratik. Përmeti mbetet simbol i unitetit, guximit dhe shpresës. Lavdi brezit që guxoi dhe trashëgoi historinë!…

NONDA vs MELEQI SFIDA E TALENTEVE!

Pedonalja e Përmetit u kthye në arenën e talenteve të rinj , në një mbrëmje magjike ku muzika , moda , piktura , poezia , sporti dhe teatri , u bënë një! Një spektakël i vërtetë , ku dy shkollat e qytetit, “Nonda Bulka” dhe “Meleq Gosnishti”, u përballën me pasion , krijimtari dhe shumë…

EDHE UNË JAM QYTETAR I EUROPËS

Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Përmet sollën sot ngjyrat dhe mesazhet e tyre për Bashkimin Europian! Me këngë, vizatime dhe simbolika të veçanta, ata festuan vlerat e paqes, bashkëpunimit dhe miqësisë mes popujve . E ardhmja europiane nis që sot, me fëmijët tanë që rriten me dashuri për dijen , kulturën dhe të…

9 MAJ- DITA E EVROPËS!

75 vite nga dita e lëvizjes së parë drejt krijimit të asaj që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian. 9 Maj, Bashkimi Evropian feston Ditën e Evropës duke promovuar paqen, bashkimin, sigurinë, solidaritetin dhe demokracinë si vlerat më të rëndësishme të këtij uniteti. Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet do të organizojë në datat…

PËRMETI, KANTIER NDËRTIMI!

Një tjetër kantier, një tjetër investim që prek jetën e përditshme të banorëve: UJËSJELLËSI PETRAN–GJINKAR! Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit që lidh fshatrat Petran dhe Gjinkar, një investim i rëndësishëm për furnizimin me ujë të pijshëm dhe përmirësimin e kushteve jetësore për familjet e zonës. Një projekt i financuar…

PËRMETI, KANTIER NDËRTIMI!

Një tjetër kantier, një tjetër rrugë që nis të marrë formë: RRUGA E FSHATIT LEUSË! Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës që lidh qytetin me një nga fshatrat më të vizituar të zonës, Leusën. Me fondet e Buxhetit të Shtetit dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit , po ndërtojmë një infrastrukturë të…