1 QERSHORI NË PËRMET!
Festuam sot 1 Qershorin, në qendër të qytetit, mes fëmijëve dhe prindërve, me shumë buzëqeshje Një ditë e mbushur me lojëra , muzikë dhe gëzim, ashtu siç e meritojnë të vegjlit tanë Gëzuar Ditën e Fëmijëve!
FAQJA ZYRTARE E BASHKISË PËRMET
Festuam sot 1 Qershorin, në qendër të qytetit, mes fëmijëve dhe prindërve, me shumë buzëqeshje Një ditë e mbushur me lojëra , muzikë dhe gëzim, ashtu siç e meritojnë të vegjlit tanë Gëzuar Ditën e Fëmijëve!
Sot është dita juaj e lojës,e gëzimit dhe e argëtimit. Zemrat tuaja të pastra janë pasuria më e madhe që kemi. Qeshni ,ëndërroni dhe rrituni me dashuri! Qoftë çdo mëngjes pranverë në jetën tuaj! #1Qershori #ditaefëmijëve #BashkiaPërmet
Sot, në Qendrën Multifunksionale, zhvilluam takimin me qytetarë, sportdashës dhe përfaqësues lokalë, për të nisur rrugëtimin e një strukture të re për futbollin në Përmet. Në praninë e Kryetares së Bashkisë, znj. Alma Hoxha, u diskutuan hapat konkretë për themelimin e shoqatës dhe u propozuan anëtarët e parë të Asamblesë Themeluese. Ky është vetëm fillimi…
Ditën e sotme u zhvillua aktiviteti me titull “A space to BE “ i organizuar nga Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet me bashkëpunimin e QKF dhe fëmijëve të shkollave të qytetit dhe mbështetjen e projektit #EU4GoodGovernance. Aktiviteti përmbante krijime, performanca dhe shfaqje artistike të ideuara nga mësueset dhe realizuar nga fëmijët e talentuar.…
Në kuadër të organizimeve të aktiviteteve për #JavaEvropës2025, 19-31 Maj, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet organizoi aktivitetin e quajtur loja Jeopardy . Quiz show televiziv i njohur , erdhi i përshtatur për fëmijët me pyetje rreth Bashkimit Evropian. Të ndarë në dy grupe, grupi “Negociatat” arriti të merrte më shumë pikë kundrejt grupit…
Trëndafilat e Përmetit tashmë kanë rrënjë edhe në tokën e Fontenay-aux-Roses , një dhuratë simbolike , qe u mirëprit me dashuri . Dy qytete që ndajnë jo vetëm emrin dhe traditen e trëndafilit , por edhe dëshirën për ta ruajtur dhe përcjellë këtë simbol dashurie, që lidh zemra, miqesi dhe kultura, Përmeti dhe Fontenay-aux-Roses janë…
Skena u mbush me art , elegancë dhe emocion . Balerinë, violinistët dhe zëri i veçantë i Eranda Libohovës sollën një mbrëmje plot ndjesi të bukura në zemër të Përmetit. Faleminderit nga zemra për të gjithë artistët që e bënë këtë natë kaq të veçantë! Një falënderim i veçantë për Bledi Manen dhe të gjithë…
Kinemaja e qytetit u mbush me emocione, poezi dhe miq nga e gjithë hapësira shqiptare e më gjerë! Festivali Poetiko-Letrar “Në gjurmët Naimiane 2025” u rikthye sot me edicionin e tij të 10-të nën kujdesin e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” Përmet , në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe…
Si çdo vit, Përmeti kujton njeriun që vendosi themelet e letërsisë kombëtare, atdhetarin dhe dijetarin Naim Frashëri. Me rastin e 179 vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Këshillin e Qarkut Gjirokastër, Shoqatën Atdhetare Kulturore “ Tomori” ,Komunën e Rahovecit në Kosovë,…
Mbrëmja e dytë e Festivalit Ndërkombëtar Vjosart solli në Përmet tinguj të bukur dhe emocione të veçanta! Përjetuam një natë të bukur me interpretimet e pianistëve Koço Tashko dhe Adelajd Zhuri , zërin e mrekullueshëm të Suela Meros dhe energjinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu . Muzikë nga skena ndërkombëtare dhe shqiptare u takuan në një…