TAKIM I KOMISIONIT TË EMERGJENCAVE CIVILE!

Situatat e zjarreve në vend dhe jo vetëm, mblodhi në takimin e rradhës, drejtuesit e institucioneve të ndryshme njëkohësisht dhe anëtarë të Komisionit të Emergjencave Civile. Në takim u diskutua për hapat e ndërrmarë nga secili institucion për zbatimin e Planit të masave për parandalimin dhembrojtjen nga zjarri por edhe për të raportuar punën e…

MBRËMJE MUZIKORE!

Mbrëmjet në qytetin e Përmetit janë të veçanta, sidomos në muajin gusht që të gjithë mblidhemi së bashku me mall dhe nostalgji. E premtja e muzikës erdhi sërish për ti shtuar mbrëmjeve të verës argëtim dhe energji pozitive. Ju presim edhe këtë të premte në sheshin e qytetit, për të kërcyer dhe kënduar së bashku.…

VIZITË MBI ECURINË E ZBATIMIT TË PROJEKTIT IN-YEP !

Ditën e djeshme patëm kënaqësinë të presim përfaqësuesen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri Znj. Marie Augouy, Drejtorin e projektit “BE për Bashkitë” Z.Elton Stafa dhe Zv.Drejtoren e projektit “BE për Bashkitë” Znj. Entela Pinguli,ku diskutuam mbi ecurinë e projektit “Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për fuqizimin e të rinjve në Përmet- IN-YEP “,…

MOMENTE NGA NATA E PARË E FESTIVALIT “NONA”!

Mbrëmja e parë e festivalit të gjysheve shqiptare jo vetëm përmetare ishte e magjishme. Atmosfera festive vazhdoi deri në mesnatë duke sjellë argëtim për Përmetin që këto ditë vere është plot me vizitorë. Ejani të shijojmë sot mbrëmjen e -të, e cila premton edhe më shumë argëtim. #FestivaliNona #Përmet @BlediMane @MinistriaTurizmitdheMjedisit @FondiShqiptariZhvillimit #tea #BashkiaPërmet

VLERËSIM DHE DITËLINDJE PËR DONIKA PECALLARIN!

Në ditën e veçantë të lindjes së artistes Donika Pecallari, po ndajmë me ju pak momente nga ceremonia e vlerësimit me titullin “Qytetar Nderi i Përmetit”. Mes miqsh, dashamirësve dhe kolegëve , Këshilli Bashkiak Përmet vlerësoi Donika Pecallarin për interpretimin dhe afirmimin e këngës tradicionale popullore përmetare , duke na shtuar ndjenjën e krenarisë çdo…

MOMENTE NGA NATA E DYTË E FESTIVALIT “NONA”!

Mbrëmjet e magjishme të festivalit të gjysheve shqiptare vazhdojnë. Nata e -të e Festivalit “Nona” ndezi atmosferën e sezonit veror nga ritmet e këngëve, stendat e mbushura plot të panairit dhe energjisë së të rinjve. Artistë të shumtë performuan në sheshin kryesor të qytetit , duke kënduar e kërcyer bashkë me publikun shqiptar e të…

FESTA E SHËN MËRISË SË KOSINËS!

Festohet sot dita e Shën Mërisë, në kishën e Kosinës , një thesar kulti dhe një nga destinacionet turistike të preferuar në Përmet. Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, 558 vjeçare ,e cilësuar kisha e dytë më e vjetër në Ballkan pret sot pelegrinët , që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë’. Gëzuar gjithë besimtareve ortodoksë të…

PËRFUNDON KAMPIONATI VJOSA RIVER VOLLEY 2023!

Kupa e kampionit këtë vit shkon për skuadrën “Hashim Thaçi”, duke mbyllur kështu dhe edicionin e -t të organizimit të këtij kampionati. Kampionati “Vjosa River Volley” ashtu si çdo vit, solli emocione jo vetëm për adhuruesit e këtij sporti por dhe pushues që kishin zgjedhur #Vjosën për tu freskuar. Ndryshe nga vitet e kaluara që…

MBRËMJE MUZIKORE!

Mbrëmjet verore me muzikë në Përmet vazhdojnë. E premtja e muzikës erdhi sërish për të sjellë argëtim dhe energji pozitive për përmetarët tanë por edhe mysafirët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Përmet Ju presim edhe këtë të premte në sheshin e qytetit, për të kërcyer dhe kënduar së bashku. Mbrëmje të tjera plot…