6 PRILL -DITA NDËRKOMBËTARE E SPORTIT! ⚽️

Kjo datë shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor. Në kuadër të kësaj dite, ekipi i moshave U12 dhe U15 Përmet, zhvilluan ditën e sotme ndeshje futbolli me ekipin e moshave Luftëtari Gjirokastër.…

ME TEATRIIN E KUKULLAVE “BALONA E KETRUSHIT TYTY”

Vogëlushët e arsimit fillor ndoqën shfaqjen “ Balona e ketrushit Tyty ”. Miqtë e vegjël të teatrit aprovuan mes duartrokitjesh kënaqësinë, gëzimin dhe argëtimin në këtë ditë ndryshe. Shfaqjet artistike të dashura të fëmijëvë do të jenë pjesë e kalendareve të aktiviteteve mujore me qëllim argëtimin e vogëlushëve dhe kthimin e traditës së shfaqjeve në…

23 Prill – DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT!

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit,biblioteka publike “Lliko Nano” organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit “Sami Frasheri”. Një bisedë për historikun e librit dhe veprat e shtuara ndër vite nga autorë të ndryshëm ishte objekti i takimit. Edhe më tërheqës e bëri aktivitetin tregimi i historikut të bibliotekës publike të qytetit…

PUNA NË RRUGËT RURALE!

Sezoni i dimrit me shira dhe mot të paparashikueshëm, la pas problematika në rrugët e fshatrave të Njësive Administrative në Bashkinë Përmet. Sektori i Rrugëve Rurale ka qenë gjithmonë në dispozicion të ndërhyrjeve në kohë për çdo problem të paraqitur. Gjatë kësaj periudhe është mirëmbajtur rrjeti rrugor i rrugëve rurale përgjatë luginës duke vijuar puna…

LIBRA PËR BIBLIOTEKAT E SHKOLLAVE!

Dita botërore e librit bëri bashkë fëmijë, mësues prindër, shkrimtarë në sallën e qendrës multifunksionale në një aktivitet dedikuar librit. Nxenësit e QKF recituan vjersha dhe lexuan pjesë nga librat e tyre të preferuar duke shprehur dëshirën dhe pasionin që kanë për leximin. Nuk munguan as këshillat e mësuesve dhe përvojat e prindërve në lidhje…

PROMOVIM I LIBRIT TË AUTORIT TANUSH FRASHËRI!

Mbrëmjen e djeshme patëm kënaqësinë të njihnim nga afër studiuesin, historianin dhe veprimtarin e dashur me origjinë përmetare z. Tanush Frashëri në promovimin e librit të tij më të ri “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”. Për publikun dhe artdashësit përmetarë, z. Frashëri solli të vërteta historike nga arkiva e pasur kërkimore që i dedikoi një jetë për…

DITA E SOLIDARITETIT MIDIS BREZAVE !

29 Prilli shënon Ditën e Solidaritetit midis Brezave, e nisur për herë të parë në vitin 2009. Në kuadër të kësaj dite, fëmijët e Qendrës Kulturore u bënë bashkë në biseda të ngrohta me moshën e tretënë tregime dhe rrëfime rreth jetës dhe profesioneve të tyre. Veprimtari të kësaj natyre i japin jo vetëm gjallëri…