MOMENTE NGA MBRËMJET FESTIVE!

Mes miqsh dhe përmetarësh të ardhur për festa në Përmet, mbyllëm aktivitetet e këtij viti. Festuam edhe dy mbrëmje plot atmosferë me këngëtarin e muzikës popullore Dule Malindi dhe artistët tanë pjesë e Sazeve të Përmetit Momente të gëzuara në kalendare plot aktivitete na pret viti 2024! #FestaNëPërmet    

NJË DITË TEK SHËRBIMI ZJARRFIKËS!

Duke marrë shkas nga rastet e zjarreve në banesa dhe biznese që kanë ndodhur në qytetin tonë apo kemi parë në media, Qendra Kulturore e Fëmijëve me nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” organizuan një bashkëbisedim me punonjësit e shërbimit zjarrfikës në Përmet. Ndërgjegjësimi dhe edukimi për marrjen e masave parandaluese por dhe ndërveprimi në rastet…

SHKËPUTJA E MASIVIT SHKËMBOR NË ÇARSHOVË!

Mëngjesi i sotëm u shoqërua me një rast emergjent në fshatin Çarshovë. Një masiv shkëmbor i shkëputur nga mali pranë fshatit dëmtoi jo vetëm banesën ku jetonte familja Vangjeli por edhe djalin e tyre Dhimitrin. Falë bashkëpunimit të Grupit të Emergjencës në Bashkinë Përmet, shërbimit Zjarrfikës, Policisë, Urgjencës mjekësore dhe vullnetarë banorë të fshatit, kanë…

KONKURS ESE NGA FËMIJËT E QKF!

24 Janari, shënohet si dita kushtuar edukimit, arsimit të çdo shteti në mbarë botën. Në kuadër të kësaj dite, fëmijët e QKF organizuan një konkurs me temë “Arsimi dhe edukimi, çelësi i çdo suksesi”, duke sjellë mesazhe për rolin e edukimit si kyç i përparimit dhe zhvillimit global. ”Shpresa e një kombi qëndron në edukimin…

80-VJETORI I BRIGADËS SË VI SULMUESE!

Përkujtojmë sot me rastin e përvjetorit të 80-të të krijimit të Brigadës së VI Sulmuese në 26 Janar 1944 , brigadë e cila dha kontributin e saj të vyer në luftën për çlirimin e atdheut. Së bashku me veteranë, pasardhës të tyre, familje të dëshmorëve si dhe përfaqësues të institucioneve vendore, nderuam me mirënjohje dhe…

RIKTHIM I TEATRIT TË KUKULLAVE NË PËRMET!

Miqtë e vegjël të arsimit fillor, ditën e sotme morrën pjesë në shfaqjen “ Miushi që donte të kapte yllin”. Një shfaqje e realizuar me shumë dëshirë dhe pasion nga znj. Teuta Sadiku, përmetare e rikthyer nga emigrimi por plot energji dhe dashuri për artin. Miqtë e vegjël të teatrit aprovuan mes duartrokitjesh kënaqësinë, gëzimin…

🎭 SHFAQJA TEATRALE NIMFAT E LUMIT VJOSA!

Nimfat e lumit Vjosa u shfaqën në kinemanë e qytetit, një shfaqje e realizuar nga nxënësit e shkollave “Nonda Bulka” dhe “Meleq Gosnishti”. Fëmijët sollën në skenë historitë e bukura të Përmetit dhe magjinë e lumit tonë të dashur. Tashmë QKF ka trupën e saj të teatrit, me nxënës dhe fëmijë nga kopshte, të cilët…

GIZ- DONATOR I RI PËR BASHKINË PËRMET !

GIZ nëpërmjet projektit “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Ekonomia Qarkulluese për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban” po mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe bashkitë partnere në tranzicionin drejt një sistemi efikas të menaxhimit të mbetjeve ,miqësor me mjedisin dhe me burimet në dispozicion. Një nga këto bashki përfituese është edhe Bashkia Përmet. Në vizitën e…