PASTRIMI I MBETJEVE INERTE!

E mbyllëm ditën e sotme me punë të mira dhe në dobi të qytetit dhe qytetarëve. Sektori i Mirëmbajtjes, Pastrimit dhe Rrugëve Rurale u angazhuan në pastrimin e mbetjeve inerte dhe urbane në lagjet dhe rrugicat e qytetit. Në këtë fillim sezoni turistik është mirë që së bashku ti kushtojmë më tepër vëmendje kujdesit për…

NË DITËN BOTËRORE TË AUTIZMIT!

📌Qendra Komunitare për fëmijët me nevoja të veçanta në bashkëpunim me QKF Përmet, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit #2Prill, organizuan një aktivitet artistik, duke përcjellë tek fëmijët dhe pjesëmarrësit💌 mesazhe plot dashuri në këtë ditë të veçantë për fëmijët e veçantë. ➡️Të kuptuarit e personave me 🎗️autizëm është hapi i parë drejt ndërgjegjësimit…

6 PRILL -DITA NDËRKOMBËTARE E SPORTIT! ⚽️

Kjo datë shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor. Në kuadër të kësaj dite, ekipi i moshave U12 dhe U15 Përmet, zhvilluan ditën e sotme ndeshje futbolli me ekipin e moshave Luftëtari Gjirokastër.…

ME TEATRIIN E KUKULLAVE “BALONA E KETRUSHIT TYTY”

Vogëlushët e arsimit fillor ndoqën shfaqjen “ Balona e ketrushit Tyty ”. Miqtë e vegjël të teatrit aprovuan mes duartrokitjesh kënaqësinë, gëzimin dhe argëtimin në këtë ditë ndryshe. Shfaqjet artistike të dashura të fëmijëvë do të jenë pjesë e kalendareve të aktiviteteve mujore me qëllim argëtimin e vogëlushëve dhe kthimin e traditës së shfaqjeve në…

23 Prill – DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT!

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit,biblioteka publike “Lliko Nano” organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit “Sami Frasheri”. Një bisedë për historikun e librit dhe veprat e shtuara ndër vite nga autorë të ndryshëm ishte objekti i takimit. Edhe më tërheqës e bëri aktivitetin tregimi i historikut të bibliotekës publike të qytetit…

PUNA NË RRUGËT RURALE!

Sezoni i dimrit me shira dhe mot të paparashikueshëm, la pas problematika në rrugët e fshatrave të Njësive Administrative në Bashkinë Përmet. Sektori i Rrugëve Rurale ka qenë gjithmonë në dispozicion të ndërhyrjeve në kohë për çdo problem të paraqitur. Gjatë kësaj periudhe është mirëmbajtur rrjeti rrugor i rrugëve rurale përgjatë luginës duke vijuar puna…

LIBRA PËR BIBLIOTEKAT E SHKOLLAVE!

Dita botërore e librit bëri bashkë fëmijë, mësues prindër, shkrimtarë në sallën e qendrës multifunksionale në një aktivitet dedikuar librit. Nxenësit e QKF recituan vjersha dhe lexuan pjesë nga librat e tyre të preferuar duke shprehur dëshirën dhe pasionin që kanë për leximin. Nuk munguan as këshillat e mësuesve dhe përvojat e prindërve në lidhje…