MOMENTE FESTIVE!

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Përmet ka organizuar aktivitetin “Festojmë me Babagjyshin”. Vogëlushët kanë festuar së bashku me personazhet e filmave vizatimorë, duke kënduar dhe kërcyer plot hare në sheshin e qytetit. Një kartolinë urimi për shëndet, sukses dhe dëshira të plotësuara për vitin 2024, ju bashkua festës së vogëlushëve nga teta Mirela…

MBRËMJET FESTIVE!

Mbrëmjet e ftohta të këtij fundviti kalohen ngrohtë në atmosferë feste mes miqsh dhe përmetarësh të ardhur për festa në Përmet. Muzikë, valle dhe verë e ngrohtë do tju shoqërojë çdo mbrëmje. Dje shijuam performancën e znj. Vjolanda Tralo dhe sot me muzikë nga sazet e Përmetit. Si çdo ditë, ora 18:00, ju presim në…

MOMENTE NGA MBRËMJET FESTIVE!

Mes miqsh dhe përmetarësh të ardhur për festa në Përmet, mbyllëm aktivitetet e këtij viti. Festuam edhe dy mbrëmje plot atmosferë me këngëtarin e muzikës popullore Dule Malindi dhe artistët tanë pjesë e Sazeve të Përmetit Momente të gëzuara në kalendare plot aktivitete na pret viti 2024! #FestaNëPërmet    

NJË DITË TEK SHËRBIMI ZJARRFIKËS!

Duke marrë shkas nga rastet e zjarreve në banesa dhe biznese që kanë ndodhur në qytetin tonë apo kemi parë në media, Qendra Kulturore e Fëmijëve me nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” organizuan një bashkëbisedim me punonjësit e shërbimit zjarrfikës në Përmet. Ndërgjegjësimi dhe edukimi për marrjen e masave parandaluese por dhe ndërveprimi në rastet…

SHKËPUTJA E MASIVIT SHKËMBOR NË ÇARSHOVË!

Mëngjesi i sotëm u shoqërua me një rast emergjent në fshatin Çarshovë. Një masiv shkëmbor i shkëputur nga mali pranë fshatit dëmtoi jo vetëm banesën ku jetonte familja Vangjeli por edhe djalin e tyre Dhimitrin. Falë bashkëpunimit të Grupit të Emergjencës në Bashkinë Përmet, shërbimit Zjarrfikës, Policisë, Urgjencës mjekësore dhe vullnetarë banorë të fshatit, kanë…

KONKURS ESE NGA FËMIJËT E QKF!

24 Janari, shënohet si dita kushtuar edukimit, arsimit të çdo shteti në mbarë botën. Në kuadër të kësaj dite, fëmijët e QKF organizuan një konkurs me temë “Arsimi dhe edukimi, çelësi i çdo suksesi”, duke sjellë mesazhe për rolin e edukimit si kyç i përparimit dhe zhvillimit global. ”Shpresa e një kombi qëndron në edukimin…

80-VJETORI I BRIGADËS SË VI SULMUESE!

Përkujtojmë sot me rastin e përvjetorit të 80-të të krijimit të Brigadës së VI Sulmuese në 26 Janar 1944 , brigadë e cila dha kontributin e saj të vyer në luftën për çlirimin e atdheut. Së bashku me veteranë, pasardhës të tyre, familje të dëshmorëve si dhe përfaqësues të institucioneve vendore, nderuam me mirënjohje dhe…

RIKTHIM I TEATRIT TË KUKULLAVE NË PËRMET!

Miqtë e vegjël të arsimit fillor, ditën e sotme morrën pjesë në shfaqjen “ Miushi që donte të kapte yllin”. Një shfaqje e realizuar me shumë dëshirë dhe pasion nga znj. Teuta Sadiku, përmetare e rikthyer nga emigrimi por plot energji dhe dashuri për artin. Miqtë e vegjël të teatrit aprovuan mes duartrokitjesh kënaqësinë, gëzimin…

🎭 SHFAQJA TEATRALE NIMFAT E LUMIT VJOSA!

Nimfat e lumit Vjosa u shfaqën në kinemanë e qytetit, një shfaqje e realizuar nga nxënësit e shkollave “Nonda Bulka” dhe “Meleq Gosnishti”. Fëmijët sollën në skenë historitë e bukura të Përmetit dhe magjinë e lumit tonë të dashur. Tashmë QKF ka trupën e saj të teatrit, me nxënës dhe fëmijë nga kopshte, të cilët…