Titulli i projektit: EUrban DECO – “Eksplorimi i peisazheve urbane të BE-së për një dekonstruksion të narrativave koloniale”
Periudha e implementimit: Shkurt 2024- Shkurt 2026
Buxheti total: € 166,495.00
Projekti shqyrton trashëgiminë koloniale brenda mjediseve urbane të Evropës. Duke eksploruar simbolet, tregimet dhe toponiminet, ai synon të ekspozojë ndikimin e qëndrueshëm të ideologjive koloniale në qytetet e BE-së. Projekti financohet nga programi i Bashkimit Evropian CERV .
Lead partner: ASSOCIAZIONE ATRIUM – ARCHITECTURE OF TOTALITARIAN REGIMES OF THE XX CENTURY IN EUROPE’S URBAN MEMORY, Itali
Partnerët e tjerë:
- AYUNTAMIENTO DE BENETUSSER, Spanjë
- MUNICIPIO DE LOUSADA, Portugali
- STICHTING VITAL AID FOUNDATION, Hollandë
- UNIVERSIDAD DE ALICANTE, Spanjë
- WOMEN OF MEDITERRANEAN EAST AND SOUTH EUROPEAN NETWORK, Itali
- NGO NEST BERLIN EV, Gjermani
- Bashkia Përmet, Shqipëri
Objektivat:
- Sensibilizimi mbi marrëdhëniet midis peizazheve urbane, kujtesën historike të së kaluarës koloniale dhe integrimin multikulturor.
- Ekspozimi i trashëgiminë koloniale brenda mjediseve të qyteteve të BE-së dhe fillimii një debat kolektiv rreth ndikimit të saj.
- Nxitja e narrativa të reja dhe përkujtime kulturore të përbashkët me përfshirjen aktive të grupeve të pakicave dhe komuniteteve të emigrantëve.
- Ngritja e një nisme ndërkombëtare për të tërhequr vëmendje më të gjerë mbi këtë temë nga autoritetet publike dhe palët e interesuara.
Rezultatet e pritshme:
- Një koleksion hartash urbane të rishikuara për 7 qytetet e përfshira në projekt, duke përshkruar referencat kryesore të lidhura me trashëgiminë koloniale dhe duke i riemëruar ato nën perspektivën e popujve të kolonizuar.
- 7 evente ndërkombëtare (secila e fokusuar në një nën-temë specifike të historisë koloniale të BE-së) me një pjesëmarrje të madhe dhe me përfshirjen aktive të grupeve të synuara
- Një nismë ndërkombëtare me qëllim tërheqjen e vëmendjes së politikëbërësve ndaj temës së trashëgimisë koloniale në qytetet e BE-së dhe kërkimi i veprimit kolektiv për ta ri-diskutuar atë.
Më shumë informacion: kliko këtu