Më 25 qershor 2025, dita e dytë e aktivitetit EUrban DECO u mbyll me vizita në pika historike kyçe të qytetit të Përmetit që pasqyrojnë të kaluarën koloniale/pushtuese të qytetit. Pjesëmarrësit vizituan ish-garnizonin italian, ndërtuar në vitin 1939 dhe më pas i përdorur gjatë periudhës komuniste. Më pas u vazhdua me vizitën te Salla e Kongresit të Përmetit, ku në vitin 1944 u mbajt Kongresi i njohur që themeloi Këshillin Antifashist të Çlirimit Kombëtar — një moment kyç në ndërtimin e rendit të ri politik në Shqipëri.

Këto vizita ofruan një lidhje domethënëse me historinë e ndërlikuar të pushtimeve, rezistencës dhe transformimeve politike në vend.

Aktiviteti u përmbyll më 26 qershor me një vizitë kulturore në lapidarin kushtuar rezistencës shqiptare ndaj fashizmit, e ndjekur nga eksplorimi i një bunkeri historik italian, ndërtuar gjatë Luftës Italo-Greke. Sot, ky objekt është shndërruar në mënyrë unike në punishte djathi, dyqan lokal dhe destinacion turistik, duke ndërthurur historinë me sipërmarrjen vendore dhe turizmin kulturor.

Kjo vizitë finale solli një mbyllje simbolike të aktivitetit, duke lidhur të kaluarën e konfliktit me forcën dhe inovacionin e përditshëm të komunitetit.

____________________________________________________________________________________________________________________________

EUrban DECO – Exploring Përmet’s Historical Landmarks and Wartime Legacy

On June 25, 2025, the second day of the EUrban DECO event concluded with visits to key historical sites in Përmet reflecting the town’s colonial past. Participants toured the former Italian army garrison, built in 1939 and later reused during the communist era. A highlight was the Congress Hall of Përmet, site of the pivotal 1944 Congress that established Albania’s Anti-Fascist National Liberation Council.

These visits offered a powerful connection to Albania’s layered history of occupation, resistance, and political change.

The event wrapped up on June 26 with a cultural visit to a memorial for the Albanian resistance against fascism, followed by exploration of a former Italian bunker, now uniquely transformed into a cheese factory and local shop. This final stop symbolized the community’s ability to blend historical memory with present-day resilience, local entrepreneurship, and cultural tourism.