Bashkia Përmet njofton se në datat 24–26 qershor 2025, në qytetin e Përmetit do të zhvillohet eventi ndërkombëtar në kuadër të projektit EUrban DECO , me titull “Ndikimi i kolonializmit në shoqëritë lokale, migracionet, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kohezionin e Bashkimit Europian” (Project 101143733).

Ky aktivitet tre-ditor do të mbledhë përfaqësues nga Spanja, Portugalia, Italia, Gjermania, Franca, Hollanda dhe Shqipëria, për të trajtuar në mënyrë akademike, kulturore dhe praktike trashëgiminë e kolonializmit dhe ndikimet e tij në realitetin e sotëm evropian.

📌 Në fokus të aktivitetit do të jenë:

  • Seminare të hapura dhe diskutime mbi marrëdhëniet kolonizues/kolonizuar;

  • Roli i grave në periudha të pushtimit dhe pasojat e kolonializmit në migracion;

  • Prezantime nga partnerët ndërkombëtarë mbi përvojat e vendeve të tyre;

  • Vizita kulturore në monumente dhe objekte historike të trashëgimisë italiane në Përmet (ish-garnizoni italian, Salla e Kongresit, bunkerë të Luftës Italo-Greke etj.);

  • Performanca teatrale nga të rinjtë e qytetit nën udhëheqjen e profesoreshës Dhimitrulla Proko.

Ky event përfaqëson një mundësi të vlefshme për reflektim historik, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në frymën e vlerave europiane.

🗣 Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në sesionet publike të agjendës.

Për më shumë informacion, referojuni agjendës.

__________________________________________________________________________________________________

The Municipality of Përmet informs that from June 24 to 26, 2025, an international event will take place in the city of Përmet as part of the EUrban DECO project, titled “The Influence of Colonialism on Local Societies, Migrations, International Relations, and the Cohesion of the European Union” (Project 101143733).

This three-day activity will gather representatives from Spain, Portugal, Italy, Germany, France, the Netherlands, and Albania to academically, culturally, and practically address the legacy of colonialism and its impacts on today’s European reality.

📌 The focus of the event will include:

  • Open seminars and discussions on colonizer/colonized relationships;

  • The role of women during periods of occupation and the consequences of colonialism on migration;

  • Presentations by international partners on the experiences of their countries;

  • Cultural visits to monuments and historical heritage sites of Italian legacy in Përmet (former Italian garrison, Congress Hall, bunkers from the Italo-Greek War, etc.);

  • A theatrical performance by the city’s youth under the guidance of Professor Dhimitrulla Proko.

This event represents a valuable opportunity for historical reflection, experience exchange, and strengthening international cooperation in the spirit of European values.

🗣 All interested parties are warmly invited to participate in the public sessions of the agenda.

For more information, please refer to the agenda.