ARCHETHICS:Trashëgimia disonante evropiane si laborator i demokracisë

Facebook page:https://www.facebook.com/ArchethicsNetwork

Projekti ARCHETHICS bashkon nëntë qytete evropiane të madhësive të ndryshme që kanë të përbashkët praninë e një Trashëgimi Disonante të tipologjive të ndryshme. Në disa raste, kjo trashëgimi është “në gjumë”, e diskutuar dhe e diskutueshme; ndodhet në kontekste të ndryshme urbane, domethënë në qendër të qytetit apo zona rurale; ka gjendje të ndryshme konservimi dhe i përket epokave të ndryshme.

Projekti financohet nga programi URBACT IV i Bashkimit Evropian (https://urbact.eu/)

Partnerët e projektit:

  • Bashkia Cesena (Itali)
  • Bashkia Krakow (Poloni)
  • Bashkia Gdansk (Poloni)
  • Bashkia Leipzig (Gjermani)
  • Bashkia Leros (Greqi)
  • Bashkia Betera (Spanjë)
  • Bashkia Vilanova (Portugali)
  • Bashkia Kazanlak (Bullgari)
  • Bashkia Përmet (Shqipëri)

Arkitektura, Njerëzit, Historia dhe Etika janë 4 dimensionet e projektit për të aktivizuar komunitetin urban si edhe rural, për të transformuar këtë trashëgimi të përbërë nga hapësira dikur të braktisura, në atraksione si për vendasit ashtu edhe për vizitorët, ku të shkëmbejnë njohuritë dhe arrijnë të kuptojnë perspektivat e së shkuarës dhe vizionet e reja për të ardhmen.

Të gjithë partnerët do të angazhohen për të hartuar një plan veprimi  të integruar për menaxhimin e trashëgimisë disonante.

Plani do të hartohet nga stafi i projektit me mbështetjen e ekspertëve dhe grupit lokal të

veprimit URBACT (ULG). Ky grup ka në përbërje të tij aktorë të ndryshëm të lidhur me tematikën e projektit dhe roli i tyre është shumë i rëndësishëm pasi pjesëmarrja dhe angazhimi i tyre do të ndikojë në hartimin e një plani gjithëpërfshirës dhe efektiv pasi konsideron pikëpamjet e gjithë grupeve të interesit. Në rastin e Bashkisë Përmet, grupet e interesit janë përfaqësues të pushtetit lokal, të institucioneve arsimore, universitetit, të rinj, qytetarë, historianë etj.

Bashkitë Cesena dhe Leros do të fokusohen në vendet e trashëgimisë disonante, të ndërtuara gjatë periudhës fashiste. Bashkia Cesena është e gatshme të studiojë disa ndërtesa arsimore dhe industriale dhe infrastruktura luftarake, ndërsa Bashkia Leros fokusohet në qytetin ushtarak Portolago dhe ndërtesat ikonike. Bashkia Betera (ES) propozon të analizojë një strehë për sulm ajror dhe një zonë llogore që i përket Luftës Civile Spanjolle. Bashkia Vilanova de Cerveira (PT) zgjodhi kështjellën Cerveira, një infrastrukturë kufitare, e pozicionuar në qendër të qytetit, tashmë e braktisur plotësisht.

Në rastin e Leipzig projekti do të fokusohet në zonën e ish-Matthäikirchhof, zona urbane që i përkiste “Stasi”, gjatë periudhës së Gjermanisë Lindore.

Trashëgimia disonante e Bashkive Krakoë, Gdansk, Kazanlak dhe Përmet fokusohet rreth qendrave civile kulturore, monumenteve dhe ndërtesave propagandistike, trashëgimive simbolike që përfaqësojnë komunizmin dhe ideologjitë e socializmit.

Bashkia Përmet është e njohur për trashëgiminë e pasur kulturore, historike dhe natyrore. Një tipar i veçantë i trashëgimisë historiko-kulturore të kësaj Bashkie janë prania e ndërtimeve të kohës së komunizmit (shtëpi guri, skulptura, ndërtesa e Kongresit të Përmetit, muzetë e luftës etj.) dhe ndërtimet ushtarake (bunkerë, llogore, poste komandimi, depo të ushtrisë nëntokësore, etj). Ndërtimet ushtarake ishin rezultat i programit të militarizimit të Luftës së Dytë Botërore, kur zona ishte vijë e frontit të betejës në konfliktin italo-grek dhe u ndërtua gjerësisht gjatë periudhës komuniste (1945-1990). Pas viteve 1990, këto struktura ose u lanë të rrenoheshin ose u shkatërruan për të marrë hekurin që gjendej brenda tyre.

Kjo “trashëgimi disnonante” përbën një potencial për zhvillimin e turizmit. Turizmi është një nga sektorët kyç që kontribuon në zhvillimin ekonomik të Bashkisë Përmet. Në gjithë territorin e saj, kjo Bashki ofron mundësi për eko-turizëm, turizëm kulinar, turizëm aventure (rafting, ngjitje malore, si edhe alpinizëm ), turizëm mjekësor, turizëm rural, turizëm fetar dhe turizëm kulturor. Është e rëndësishme që këto struktur

a ndërtimore historiko-kulturore, të zhvillohen në një mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizimit.

“Trashëgimia disonante” si një burim për turizmin paraqet sfida të reja për institucionet publike dhe operatorët turistikë. Sfida kryesore lidhet me rritjen e “trashëgimisë disonante” si një shtytës i turizmit të qëndrueshëm dhe marketingut territorial. Është e nevojshme të vendoset “trashëgimia disonante” në qendër si një pasuri kulturore parësore për të përfshirë edhe forma të tjera të turizmit në mënyrë të integruar (p.sh. turizmi kulturor, turizmi historik, turizmi i jashtëm dhe i ngadaltë, turizmi i kuzhinës, turizmi mjedisor).

Ambicia kryesore është që të zhvillohen këto struktura ndërtimi disonante, historike, në një mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe zhvillimin e turizmit dhe për të gjeneruar një kuptim më të mirë mbi menaxhimin e kësaj trashëgimie sfiduese.