21.02.2022

Aktivitet artistik-letrar u zhvillua sot nga fëmijët e QKF Përmet me mbështetjen e instruktores Kozeta Jashari dhe Njësisë së Integrimit Evropian me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.Përmes interpretimit të poezive dhe këngëve  fëmijët përcollën mesazhin e rëndësishëm të  dashurisë dhe ruajtjes së gjuhës amtare. Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, ndaj është detyra jonë ta duam dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!