Bashkia Përmet ditën e sotme ia kushtoi dashurinë 💚 natyrës dhe energjisë 🌿☘️me Parcelën  e Dashurisë dhe afisha informuese për mbrojtjen e energjisë.

Një parcelë me trëndafila🌹 , u mboll sot në parkun Shatrivani, në  ditën e të dashuruarëve si simbol i dashurisë që rritet.💗

Në qëndër të qytetit u vendosën postera ndërgjegjësuese për ruajtjen e energjisë.

Kjo nismë u ndërmorr nga Njësia e Integrimit Evropian , Këshilli Rinor  dhe Shoqata CESVI ku së bashku me kryetaren e bashkisë , të rinj dhe punonjës së ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit,  këtë ditë kushtuar dashurisë ia dedikuan dashurisë për natyrën.🏞️

Parcela e Dashurisë 💚, u quajt vendi ku u mbollën trëndafilat, një mesazh për tu përkujdesur dhe dashur çdo ditë njerëzit e zemrës.

Mbjellja e tyre do ti jap jetë dashurisë , por edhe më shumë gjelbërim dhe oksigjen qytetit tonë.  🏘️

Me mbështetjen e bashkisë , nisma të tilla do të vazhdojnë dhe gjithëkush që dëshiron mund të mbjell një pemë , për ti dhëne jetë dhe gjelbërim qytetit.🌱