Festa e mbylljes së kampit veror Përmet

Me disa momente të veçanta nga festa e mbylljes së kampit veror Përmet, ju uroj të diele të bukur! Pas ditësh të mbushura me lojëra, art, sport, mësim dhe buzëqeshje, kampi veror u mbyll me një festë plot gëzim, ku fëmijët ndanë së bashku kujtimet më të bukura të kësaj vere. Gjatë gjithë kampit, ata…

🇦🇱 GËZUAR DITËN KOMBËTARE TË VETERANËVE !

Në këtë Ditë Kombëtare të Veteranëve, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë ata që me guxim, sakrificë dhe atdhedashuri kontribuan për lirinë dhe dinjitetin e vendit tonë. Përmeti nderon me përulësi veteranët, duke ruajtur të gjallë kujtesën dhe vlerat që ata na trashëguan. Qoftë kjo ditë një kujtesë e përhershme për…

E PREMTJA MUZIKORE NË PËRMET !

Mbrëmjet në qytetin e Përmetit janë të veçanta, sidomos gjatë sezonit veror , kur banorë dhe vizitorë mblidhen së bashku për të ndarë çaste plot mall, nostalgji dhe gëzim. Për t’i dhënë edhe më shumë ritëm dhe ngjyra netëve verore , “E Premtja Muzikore” , sjell argëtim, energji pozitive dhe atmosferë. Tradita muzikore mbetet një…

📢 THIRRJA XI E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS ËSHTË HAPUR!

Bashkia Përmet fton të rinjtë e moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në programet Bachelor ose Master, të aplikojnë për zhvillimin e praktikës së punës në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Përfitimet e programit: Praktikë pune 3-mujore pranë Bashkisë Përmet; Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor; Program trajnimi nga ASPA; Mundësi punësimi…

🚜♻️ MIRËMBAJTJE DHE SISTEMIM I FUSHËS SË MBETJEVE!

Sektori i Pastrim-Gjelbërimit ka vijuar punën për mirëmbajtjen dhe sistemimin e fushës së depozitimit të mbetjeve. Gjatë ndërhyrjes janë realizuar: Pastrimi i ambienteve përreth; Prerja dhe korrja e barit; Shtyrja dhe sistemimi i mbetjeve; Mbulimi i mbetjeve me dhe, sipas procedurave të administrimit të fushës së depozitimit. Punët e mirëmbajtjes vijojnë në mënyrë të vazhdueshme…

🏛️ ODA PËRMETARE NJË THESAR I TRADITAVE KULTURORE, HISTORIKE, ARTISTIKE DHE TURISTIKE!

Pas vizitave në pikat më përfaqësuese të Përmetit, fëmijët e kampit veror zhvilluan një workshop me temën “Oda Përmetare një thesar i traditave kulturore, historike, artistike dhe turistike”. Gjatë aktivitetit, ata prezantuan njohuritë e fituara mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Përmetit, duke treguar kreativitet, bashkëpunim dhe dashuri për qytetin e tyre. Një aktivitet që…

🌿 ORË MJEDISORE ME SPECIALISTËT E ZONAVE TË MBROJTURA 🌿

Në kuadër të aktiviteteve të kampit veror, fëmijët morën pjesë në një orë mjedisore të zhvilluar nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura (AKZM). Gjatë aktivitetit, ata u njohën me vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës–Dangëlli përmes fotografive dhe videove, si edhe mësuan mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjes së…

PËRMETI FOLK FEST 2026!

Mbrëmjen e djeshme Përmeti u mbush me ritmet, ngjyrat dhe emocionet e folklorit shqiptar, në një atmosferë festive që solli së bashku artistë dhe dashamirës të traditës. Në festival morën pjesë grupet artistike folklorike nga Libohova, Dropulli, Gjirokastra, Këlcyra, Përmeti dhe Leskoviku, të cilat përcollën me profesionalizëm dhe pasion vlerat e trashëgimisë sonë kulturore përmes…

FESTIVALI I TRASHËGIMISË KULTURORE “PËRMETI FOLK FEST” EDICIONI I III !

Përmeti mirëpret për të vit rradhazi “Përmeti Folk Fest”, festivalin e trashëgimisë kulturore. Një aktivitet që bashkon grupet artistike të Libohovës, Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Këlcyrës , Përmetit dhe Leskovikut për të sjellë në skenë këngët, vallet dhe pasurinë e folklorit shqiptar. Festa e kulturës dhe identitetit tonë, ku tradita përcillet me krenari nga brezi në…

🎶 E PREMTJA MUZIKORE NË PËRMET!

Çdo të premte gjatë sezonit veror, sheshi i qytetit mirëpret artistë dhe grupe muzikore, duke sjellë mbrëmje të veçanta për qytetarët dhe vizitorët. Mbrëmja e parë u çel me performancën e grupit “Folk Përmeti – Tradita që këndon në çdo gëzim”, me këngëtarët Gjergji Mango, Krenar Rapaj dhe Fjogerta Doko, si edhe instrumentistët Ilir Duralliu…