Mbrëmjet 🌃 në qytetin e Përmetit janë të veçanta, sidomos gjatë sezonit veror ☀️, kur banorë dhe vizitorë mblidhen së bashku për të ndarë çaste plot mall, nostalgji dhe gëzim. 🫂
Për t’i dhënë edhe më shumë ritëm dhe ngjyra netëve verore , 🎶 “E Premtja Muzikore” , sjell argëtim, energji pozitive dhe atmosferë.🎉
Tradita muzikore 🎵 mbetet një pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të Përmetit, ndaj ju ftojmë 🤗 këtë të premte në sheshin e qytetit, të këndojmë 🎤, të kërcejmë 💃 dhe të shijojmë së bashku një tjetër mbrëmje të bukur vere nën ritmet e muzikës folklorike nga grupi “FOLK PËRMETI”.
✨ Mbrëmje të tjera plot muzikë dhe argëtim na presin!