Mbrëmjen e djeshme Përmeti u mbush me ritmet, ngjyrat dhe emocionet e folklorit shqiptar, në një atmosferë festive që solli së bashku artistë dhe dashamirës të traditës.
Në festival morën pjesë grupet artistike folklorike nga Libohova, Dropulli, Gjirokastra, Këlcyra, Përmeti dhe Leskoviku, të cilat përcollën me profesionalizëm dhe pasion vlerat e trashëgimisë sonë kulturore përmes këngëve dhe valleve tradicionale.
Falënderojmë të gjithë artistët, qytetarët dhe vizitorët që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, si edhe Këshillin e Qarkut Gjirokastër për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti kulturor.