Pas vizitave në pikat më përfaqësuese të Përmetit, fëmijët e kampit veror zhvilluan një workshop me temën “Oda Përmetare një thesar i traditave kulturore, historike, artistike dhe turistike”.
Gjatë aktivitetit, ata prezantuan njohuritë e fituara mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Përmetit, duke treguar kreativitet, bashkëpunim dhe dashuri për qytetin e tyre.
Një aktivitet që promovon vlerat, traditat dhe identitetin kulturor të Përmetit tek brezi i ri.