8 DHJETORI DITA E RINISË

Sot nderojmë të rinjtë e Shqipërisë brezin që ka ditur të sjellë ndryshim, energji dhe guxim në çdo kohë . 8 Dhjetori na rikujton se zëri i të rinjve ka forcën të hapë rrugë të reja dhe të ndërtojë të ardhmen . Mirënjohje për çdo të ri që studion, punon, krijon dhe beson në një…

LE TË JEMI SË BASHKU ZËRI I NDRYSHIMIT!

3 Dhjetori na bashkoi në një aktivitet të bukur ku fëmijët e të dy shkollave 9 vjeçare të qytetit, së bashku me fëmijët e Qendrës Komunitare Përmet, krijuan një ditë plot energji, kreativitet dhe gëzim. Recitimet, këngët, muzika dhe punimet artistike të fëmijëve sollën emocione të veçanta dhe na kujtuan se kur fëmijët bashkohen, lindin…

Momente nga festa e Pavarsisë

Momente nga festa e Pavarsisë me pjesëmarrjen e këngëtares Vjolanda Tralo, Mimoza Topoviti, grupit të sazeve të Përmetit Alban Zeqiri, Sadik Zeqiri, Aurel Nurka, dhe me prezantimin e mësueses Kozeta Jashari. Një festë ku muzika, tradita dhe gëzimi i së përbashkëtës u bashkuan për të nderuar këtë ditë të shenjtë për vendin tonë. Gëzuar Përmet!…

GËZUAR DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË!

Sot shënojmë 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ditën kur Shqipëria mori vendin e saj si shtet i lirë dhe sovran. Në sheshin “Abdyl Frashëri”, të bashkuar nën tingujt e himnit kombëtar, ngritëm me krenari flamurin kuqezi përpara qytetarëve përmetar. Fëmijët e Qendrës Kulturore sollën një atmosferë të gëzueshme, duke e kthyer këtë moment në…

KONCERT FESTIV 26 NËNTOR!

Sot në Kinema “13 Shtatori”, u zhvillua koncerti festiv me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Flamurit. Nxënësit prezantuan një program artistik, duke treguar talent dhe përkushtim. Ky aktivitet është një festë e artit dhe kulturës, që forcon lidhjen e të rinjve me traditën dhe vlerat kombëtare,…