Në zemër të natyrës së mrekullueshme të Lumit Vjosa dhe në qytetin tonë, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Rafting 2026, një event që solli emocion, garë dhe energji të jashtëzakonshme në Përmet.
Skuadra nga e gjithë Shqipëria nga Dibra, Elbasani, Berati, Saranda, Tepelena e Gjirokastra u bënë pjesë e kësaj gare, duke sfiduar njëra-tjetrën në disiplinat Sprint dhe H2H (kokë më kokë), nën gjykimin e një jurie ndërkombëtare.
Atmosfera nisi me ceremoninë e hapjes në shëtitoren e qytetit, ku sportistët parakaluan me gomone në krah, për të vazhduar me garat plot adrenalinë në Vjosë dhe për t’u mbyllur me ndarjen e çmimeve për ekipet fituese 🏅
Ky kampionat romovon Përmetin si destinacion të turizmit të aventurës, rrit ndërgjegjësimin për mbrojtjen e lumenjve dhe sjell zhvillim për bizneset lokale dhe turizmin
🌿 Përmeti mirëpret gjithmonë energjinë, sportin dhe të rinjtë që e duan natyrën!