Sot, në kuadër të 2 Prillit, pata kënaqësinë të pres fëmijët e Qendrës Komunitare për fëmijët me nevoja të veçanta, së bashku me stafin. Ata zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues, duke përcjellë mesazhe të thjeshta, por shumë të forta për secilin prej nesh.
Gjatë kësaj dite, fëmijët vizituan disa institucione dhe përcollën mesazhe që na kujtojnë sa e rëndësishme është të jemi më pranë njëri-tjetrit
Detyra jonë është t’i dëgjojmë, t’i kuptojmë më mirë dhe të krijojmë një shoqëri ku çdo fëmijë ndihet i pranuar dhe i vlerësuar.
Më shumë dashuri, më shumë përkushtim, më shumë mirëkuptim. 






