Në mjediset e Qendrës Multifunksionale, u zhvillua ekspozita me punimet e realizuara nga vogëlushët e kopshteve të qytetit, me temë qendrore riciklimin 

Përmes krijimeve të tyre, fëmijët përcollën mesazhe të qarta mbi mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e ripërdorimit të materialeve, duke dëshmuar kreativitet dhe përkushtim 
Të shoqëruar nga prindërit dhe mësueset, ata panë nga afër punimet e tyre dhe të bashkëmoshatarëve, në një atmosferë bashkëpunimi dhe vlerësimi 

Aktivitete të tilla kontribuojnë në edukimin mjedisor dhe formimin qytetar të brezit të ri 






