Ekspozita ” Shqipëria dhe BE”

Në kuadër të Javës së Evropës 2021, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet organizoi një sërë aktivitetesh. Një prej tyre ishte organizimi i një ekspozite ku të rinjtë e talentuar vizatonin live  punime të lidhura me integrimin në Bashkimin Evropian.

Takimi i të rinjve me ambasadorin Z. Soreca!

Në kuadër të Javës së Evropës 2021, Njësia e Integrimti Evropian në Bashkinë Përmet organizoi një sërë aktivitetesh. Një prej tyre ishte takimi i të rinjve me ambasadorin e BE Z. Soreca. Në takim ishte prezent edhe kryenegociatori Z. Zef Mazi, zv. ambasadori i Italisë dhe ambasadorja e Greqisë. Në takim u diskutua në lidhje…

BONUSI I BEBES !

Bonusi i Bebes ,një politikë sociale e qeverisë që mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik kishte hasur probleme në shpërndarje. Falë bashkëpunimit me Minisitrinë e Brendshme me ministër Bledi Çuçi, u bë e mundur që pas kaq shumë vitesh 119 fëmijë të familjeve përmetare të marrin pagesën e bonusit të Bebes. Një shpërblim simbolik…

MUZEU VENDOR PËRMET DREJT PËRFUNDIMIT !

Muzeu po i rikthehet qytetit si një pasuri e çmuar dhe unikale. Nuk është mbushur ende një vit dhe në ambientet e brendshme, ku objektet ishin të shpërndara në mënyrë kaotike dhe të pa trajtuara, janë krijuar pavione duke përmendur Pavioni i Arkelogjisë , Pavioni i Artizanatit , Pavioni i Luftës , Pavioni i Vëllezërve…

BASHKIA PËRMET , PËRFITUESE E NJË GRANTI TË KOMISIONIT EVROPIAN MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT KULTUROR!

Bashkia Përmet bëhet pjesë e projektit INCULTUM – ‘Duke vizituar kufijtë. Turizmi kulturor inovativ në periferitë Evropiane’, financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit mbi kërkimin dhe inovacionin HORIZON 2020 – H2020-SC6-TRANSFORMATIONS-2020. Bashkia Përmet është një nga të paktat institucione vendore në Shqipëri që përfiton nga ky program. Projekti ka në fokus zhvillimin e…

KËND LOJRASH PËR FËMIJËT E QENDRËS KOMUNITARE !

Një hapësirë tjetër rekreative i është shtuar Qendrës Komunitare Përmet.Fëmijët e qendrës tashmë përveç hapësirës çlodhëse dhe të gjelbëruar , kanë një kënd lojrash falë projektit “Askush të mos mbetet pas”, i cili financohet nga Qeveria Zvicerane dhe zbatohet nga UNDP-ja. Për herë të parë fëmijët me aftësi të veçanta mund të luajnë dhe argëtohen…

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT !

Sot në Ditën e Dëshmorëve , veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësues të pushtetit vendor kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, duke nderuar ata që vunë jetën e tyre në themel të Shqipërisë, në themel të historisë, në themel të së ardhmes. Respekt dhe përulje ndaj të rënëve.

DITA NDËRKOMBËTARE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN !

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Qëndra Komunitare e fëmijëve me nevoja të veçanta , aty ku sot marrin shërbim rreth 15 fëmijë , zhvilloi një takim me drejtues të Bashkisë , Zyrës Vendore Arsimore Përmet, mësues dhe punonjës të qendrës , ku fëmijët që frekuentojnë qendrën recituan , treguan përralla dhe punimet e…

Dita e Verës 2021.

Tashmë dita e verës është kthyer në traditë të përvitshme në Përmet. Ritualet i fillojmë me ndezjen e zjarrit në vigjilje të datës 14,i cili simbolizon dhe përcjelljen e dimrit për ti lënë zyrtarisht vendin pranverës. Përmeti do të gumëzhinte nga festimet por edhe këtë vit në pamundësi për të festuar sëbashku, jemi munduar që…