ATRIUM WEBSITE: https://www.atriumroute.eu/

Përmeti bëhet zyrtarisht pjesë e Shoqatës Evropiane ATRIUM

📣 Bashkia e Përmetit ka kënaqësinë të njoftojë se është pranuar me sukses si anëtare e Shoqatës ATRIUM (Architecture of Totalitarian Regimes in Europe’s Urban Memory) – një rrjet ndërkombëtar i njohur si Rrugë Kulturore Evropiane nga Këshilli i Evropës që prej vitit 2014.

🏛️ Shoqata ATRIUM mbështet vlerat thelbësore të Këshillit të Evropës, si të drejtat e njeriut, demokracia dhe dialogu ndërkulturor, duke promovuar trashëgiminë arkitekturore të lidhur me regjimet totalitare të shekullit të 20-të nëpërmjet një qasjeje kritike dhe edukative.

Anëtarësimi i Bashkisë Përmet vjen si rezultat i përkushtimit të saj në ruajtjen, promovimin dhe interpretimin e ndërgjegjshëm të trashëgimisë historike dhe kulturore që përfaqësojnë ndërtesa si Salla e Kongresit të Përmetit dhe Qendra Kulturore Multifunksionale “Odhise Paskali” – të cilat tashmë janë pjesë e itinerarit të rrjetit ATRIUM.

🌍 Përmes këtij anëtarësimi, Bashkia Përmet përfiton:

✅ Qasje më të gjerë në projekte evropiane 
✅ Mundësi për shkëmbime me partnerë ndërkombëtarë
✅ Zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm kulturor
✅ Nxitjen e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërkombëtar

📌 Në kuadër të detyrimeve të anëtarësimit, Bashkia Përmet angazhohet të mbështesë objektivat e Shoqatës ATRIUM, të zhvillojë rrugën e saj kulturore lokale dhe të kontribuojë aktivisht në veprimtaritë e rrjetit, duke e bërë trashëgiminë kulturore një mjet për zhvillim të qëndrueshëm dhe reflektim shoqëror.

_______________________________________________________________________________________________________________________________

Përmet Officially Joins the ATRIUM Cultural Route

📣 The Municipality of Përmet is pleased to announce its successful admission as a member of the ATRIUM Association (Architecture of Totalitarian Regimes in Europe’s Urban Memory) – an international network recognized as a European Cultural Route by the Council of Europe since 2014.

🏛️ ATRIUM supports the core values of the Council of Europe, such as human rights, democracy, and intercultural dialogue, by promoting architectural heritage linked to 20th-century totalitarian regimes through a critical and educational approach.

The membership of the Municipality of Përmet is the result of its strong commitment to the preservation, promotion, and critical interpretation of its historical and cultural heritage, represented by buildings such as the Congress Hall of Përmet and the Odhise Paskali Cultural Multifunctional Centre – both now part of the ATRIUM route.

🌍 Through this membership, the Municipality of Përmet gains:

✅ Greater access to funded European projects
✅ Opportunities for exchange with international partners
✅ Development of sustainable cultural tourism
✅ Promotion of academic and cultural cooperation

📌 As part of its membership commitments, the Municipality of Përmet pledges to support the objectives of the ATRIUM Association, to develop its own local cultural route, and to actively contribute to the network’s activities, making cultural heritage a tool for sustainable development and societal reflection.