Viti i dytë që Fondacioni “ Niko Gjika “ me Kryetar të Bordit Drejtues, intelektualin dhe biznesmenin përmetar Z. Vasil Gjika, njësoj si vitin e kaluar edhe për këtë vit ka vendosur të stimulojë financiarisht në Shumën 5 milione lekë, mësuesit dhe nxënësit përmetarë të spikatur për kontribute dhe arritje të larta në mësime.
Tradita arsimdashëse dhe arritjet që kanë patur nxënësit e mësuesit përmetarë në breza, kanë nxitur fondacionin që mban emrin e mësuesit të nderuar Z.Niko Gjika, të japë disa çmime që do të shoqërohen me vlerë financiare për të mbështetur mësuesit e nxënesit përmetarë.
Këto çmime do të jepen çdo vit dhe do ti dedikohen :
1. Mësuesit të dalë në pension por që ka lënë gjurmë dhe mbresa të pashlyeshme ndër breza dhe opinionin publik përmetar për përkushtimin në arsimimin dhe edukimin në vite të brezave të tërë nxënësish.
2. Mësuesi që aktualisht vijon të jetë në profesion dhe spikat për vlerat, pasionin dhe metodën e mësimdhënies i vlerësuar si i tillë nga nxënesit, prindërit e tyre , kolegët dhe drejtuesit e arsimit në rreth e opinion publik përmetar.
3. Për nxënësin më të mirë që arrin rezultate të larta në lëndët shkencore dhe spikat edhe në olimpiada apo gara e konkurse të tjera kombëtare apo dhe me gjerë.
4.Për tre nxënësit më të mirë të çdo viti shkollor që dallohen për arritjet në mësime, apo që realizojne falë talentit të tyre arritje te veçanta në fusha të ndryshme të traditës në Përmet si letërsi, muzikë apo sport etj
5.Mbështetje me bursë për maturantin më të mirë përmetar të çdo viti shkollor . Kjo mbështetje do të vijojë edhe në vitet e tjera të univesitetit në qoftë se do të vijojë të ketë rezultate të larta .
E veçanta për këtë mbështetje nga ky fondacion është se, përzgjedhja e fituesve do të jetë tërësisht transparente dhe do të bëhet nga komuniteti arsimit sipas proçedurave që do të përcaktohen bashkërisht me Bashkinë Përmet dhe drejtuesit e Fondacionit.
Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë udhëzimin dhe mund të aplikojnë në adresën e mëposhtme ne datat 15 Shkurt-15 Mars 2018
https://sites.google.com/…/fondacion…/udheezim-mbi-aplikimet
Bashkia Përmet, Keshilli Bashkiak ju shpreh falenderime të veçanta për drejtuesve të këtij Fondacioni dhe në veçanti Z .Vasil Gjika dhe i siguron ata se , do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar dhe vënë në dispozicion të tyre të gjitha lehtësitë e mundshme në realizim të misionit të tyre për të mbështetur arsimin në Përmet si dhe fton të gjithë nxënësit dhe mësuesit përmetar të aplikojnë online në link.