Si çdo vit, në ditëlindjet e Naimit, s’mund të mungonin organizimet artistiko-letrare të Shoqatës Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri .
Akademikë, poetë, miq përmetarë dhe kosovarë, i dhanë mbrëmjes rëndësinë dhe veçantinë që meritonte.
Si vazhdim i kësaj tradite të bukur të përvitshme, në kuadër të miqësisë dhe bashkëpunimit të pandarë midis Komunës Rahovec dhe Bashkisë Përmet, për vlerat atdhetare, Bashkia Përmet vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi i Përmetit” Kryetarin e Komunës Rahovec z.Smajl Latifi.
Të mbajmë dhe forcojmë marrëdhëniet duke promovuar traditat patriotike dhe kulturore për një të nesërme më të mirë për vendet tona.