Mbill një pemë sot, për të pasur një qytet më të gjelbër nesër.
Natyra është pasuria më e vyer që mund t’i lëmë qytetit dhe brezave që do të vijnë.
Faleminderojmë punonjësit e Komisariatit të Policisë Përmet të cilët iu bashkuan aksionit për mbjelljen e pemëve të ullirit të dhuruara nga Qendra e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, Vlorë me dëshirën për të shtuar gjelbërimin në qytet.
Mbjellim pemë, krijojmë dhe dhurojmë oksigjen!