Data 22 Prill, bën bashkë gjithë botën për planetin tonë të përbashkët, Tokën.
Kjo ditë i kushtohet informimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë për sfidat dhe përgjegjësitë që duhet të ketë secili prej nesh për një zhvillim të qëndrueshëm global.
Në kuadër edhe të kësaj dite, Bashkia Përmet vazhdon aksionet e pastrimit me grupe të angazhuara në lagje të qytetit dhe Njësive Administrative dhe aktivitete në ditët në vijim nën sloganin “Investo në planetin tonë!”
Lumturia jonë lidhet me harmoninë e natyrës!