Çdo vit, data 23 Prill shënon Ditën Botërore të Librit.
Veprimtari të ndryshme kushtuar librit dhe leximit të tij organizohen në mbarë botën.
Kjo ditë e cila përkon dhe me ditëlindjen e shkrimtarit Uilliam Shekspir, është konceptuar nga UNESKO si manifestim botëror për librin dhe deri ne vitin 2001 ka qenë realizuar me veprimtari nga më të ndryshmet në gati 30 vende të botës. Në vitin 2002, kësaj liste mbarëbotërore iu shtua edhe Shqipëria.
Edhe Biblioteka Publike “Lliko Nano” në kuadër të kësaj dite të shënuar, zhvilloi me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” veprimtari me titull: “Biblioteka një qender edukimi, jo vetëm për dije por edhe për virtyt”.
Ndër të tjera, u analizuan prurjet e reja të autorëve përmetarë si Eduart Dhimarko, Anila Mihali, Edlira Xhani, Shefqet Saliu dhe u recituan poezi e u lexuan fragmente nga veprat e tyre.
Ndriço mendjen, pasuro shpirtin, lexo një libër!