Mbrëmja poetike kushtuar poetit Xhevahir Spahiu me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Përmetit “ bëri bashkë në ambjentet e kinema “13 Shtatori”, miq, artdashës , qytetar përmetar, të cilët sollën disa nga poezitë e poetit dhe kujtime të tij.
Pjesëmarrja e Ministres znj. Mirela Kumbaro, Prefektit të Qarkut z.Odise Kote, shkrimtarë dhe poetë, i dhanë më tepër rëndësi kësaj mbrëmje të veçantë.
Interpretimet artistike , muzika e përzgjedhur e shndërruan mbrëmjen në një festë të bukur të përjetimeve e emocioneve të forta për poetin e dashur Xhevahir Spahiu.
Nderimi i tij është edhe për ne privilegj dhe kënaqësi që tashme poeti i shquar kombëtar është qytetari më i ri përmetar.
Mirënjohje për vlerat e çmuara që i jep kulturës tonë.