Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome ashtu si dhe një thirrje e të gjithë shoqërisë për përfshirje sociale.
Në kuadër të kësaj dite Bashkia Përmet realizoi një takim në respektim dhe nderim të saj , duke transmetuar një dokumentar mbi historinë , kulturën , gjuhën dhe simbolet rome.
Aktiviteteve të javës rome i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i të rinjve , për të respektuar liritë dhe të drejtat e pakicave kombëtare.