Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim, po implemeton projektin “Fëmijë të lumtur dhe të sigurt”. 👧🧒
Ky projekt financohet nga Bashkia Përmet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2 dhe ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës duke rritur nivelin e sigurisë në institucionet arsimore dhe përmirësuar jetën social-kulturore në Përmet.
Një ndër aktivitetet e këtij projekti, u realizua në Kopshtin Nr.2, duke sjellë një ditë argëtuese dhe ndryshe për fëmijët e këtij kopshti.🥳🤡
Emocionet dhe sytë e qeshur ishin rezultati më i mirë që mund të merrte ky aktivitet.