Për t’u kujdesur për planetin tonë, ne kemi nevojë për çdo orë e çdo ditë!
Këtë fundjavë Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me QKF dhe Këshillin së bashku me Ministren e Mjedisit dhe Turizmit Zj.Mirela Kumbaro dhe Kryetaren e Bashkisë i kushtuan disa orë mbrojtjes së mjedisit, natyrës dhe biodiversitetit të saj.
Një panair me produkte të riciklueshme , përkujdesje për natyrën dhe pemët ishin aktivitetet e zhvilluara për ti shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë.