Djemtë përmetar vazhdojnë të na bëjnë krenar!
Klubi i Pingpongut Përmet mori pjesë në Kampionatin Kombëtar të Pingpongut për meshkuj U-15.
Midis 10 ekipeve më të mira të Tiranës,Durrësit,Beratit ,Elbasanit dhe të tjerë ekipi ynë doli në vendin e III-të.
Djaloshi përmetar Rajli Koto u shpall Nënkampion i Shqipërisë ,i cili do të marrë pjesë në Kampionatin e Ballkanit ,që zhvillohet në Bullgari ndërsa Marjo Dalipi zuri vendin e IV dhe është kandidat për pjesëmarrjen në lojrat mesdhetare. Rezultate të mira patën edhe Niko Resuli dhe lojtari me prespektive Fabion Zylfo.
Urime e suksese të mëtejshme profesorit të palodhur Ethem Bejo dhe Tani Mullaraj për punën plot pasion dhe djemve për rezultatet e arritura.