Sonte, më 08.12.2021, bashkë me vogëlushët 🧑‍🤝‍🧑nën tingujt e muzikës 🎶 festive plot entuziazëm, gëzim, lumturi e momente magjike🥳 dhe surpriza 🎁,që veç fëmijët dijnë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës 🌲 dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur e që Përmetit i dhanë shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të viteve.🎉🎀
Le të na gjejnë festat e fundvitit, shëndetplotë pranë familjes 👪 , me dashuri dhe respekt mes njëri-tjetrit.
Përplot gëzim, të gjithë i presim. ☃️🥳 
Simboli i festave të fundvitit janë edhe dhuratat.
Mbrëmjen e djeshme pas ndezjes së dritave dhe festës 🎉, fëmijët morën dhuratat e para🎁.
Sipërmarrësi përmetar dhe CEO i R&M Group Laert Kasaj në bashkëpunim me gazetën lokale Bashkësia Përmet kishte përgatitur dhurata speciale për 18 nxënësit ekselentë të dy shkollave 9 vjeçare të qytetit.🤶
Faleminderit personave 🙏 që ndërmarrin iniciativa të tilla duke gëzuar dhe shpërblyer fëmijët për festat më të bukura të vitit.
Dhuratat nuk do të mungojnë për vogëlushët gjatë gjithë ditëve festive.🥳🎁