Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë, gjithë të rinjve, veçanërisht të rinjve përmetarë! 👦👧
Jemi krenarë për të gjithë ju, që mësoni dhe studioni, për të gjithë ju që kontriboni këtu në qytetin tuaj apo kudo në Shqipëri dhe jashtë saj dhe me vlerat, punën tuaj jeni ambasadorët më të mirë të Përmetit!
Bashkia Përmet, duke nisur nga Janari 2022 do të ketë pjesë të strukturës së saj specialist për rinine dhe nje buxhet te dedikuar ku do të mund të integrohen programe e shërbime specifike për të rinjtë!
Së shpejti do të hapen aplikimet për Këshillin Rinor Vendor dhe së bashku do të planifikojmë dhe zhvillojmë programe, nisma, aktivitete dhe gjithçka që do ju mundësojë juve përfaqësim, angazhim, vullnetarizëm.