Sonte, më 08.12.2021, bashkë me vogëlushët
nën tingujt e muzikës
festive plot entuziazëm, gëzim, lumturi e momente magjike
dhe surpriza
,që veç fëmijët dijnë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës
dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur e që Përmetit i dhanë shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të viteve.








Le të na gjejnë festat e fundvitit, shëndetplotë pranë familjes
, me dashuri dhe respekt mes njëri-tjetrit.

Përplot gëzim, të gjithë i presim. 


Simboli i festave të fundvitit janë edhe dhuratat.
Mbrëmjen e djeshme pas ndezjes së dritave dhe festës
, fëmijët morën dhuratat e para
.


Sipërmarrësi përmetar dhe CEO i R&M Group Laert Kasaj në bashkëpunim me gazetën lokale Bashkësia Përmet kishte përgatitur dhurata speciale për 18 nxënësit ekselentë të dy shkollave 9 vjeçare të qytetit.

Faleminderit personave
që ndërmarrin iniciativa të tilla duke gëzuar dhe shpërblyer fëmijët për festat më të bukura të vitit.

Dhuratat nuk do të mungojnë për vogëlushët gjatë gjithë ditëve festive.


