KOSINA DHE LEUSA PËRFITUESE NË PROGRAMIN E INVESTIMIT!
Kosina dhe Leusa janë 2 fshatrat e Bashkisë Përmet të përzgjedhura në Programin e Investimit të zhvillimit rural të100 fshatrave.
Këto 2 fshatra u përzgjodhën nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pas propozimit dhe argumentimit të Bashkisë Përmet .
Ky program ka si qëllim:
a) Investime në përmirësim të infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj).
b) Zhvillim ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investime në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj.
Ky program do të zgjasë për një periudhe 3- vjeçare dhe do të implementohet në vitet 2018-2020.