KËRKESË PËR OFERTE
Kërkesë për Ofertë | Blerje dhe installim sistem kamerash për 2 kopshte |
Titulli i projektit | Fëmijë të sigurt dhe të lumtur |
Organizata | Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim |
Afati i aplikimit | 24.03.2022-03.04.2022 |
I.Përshkrimi i projektit dhe objektivat kryesore:
Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim, po implemeton projektin “Fëmijë të lumtur dhe të sigurt”. Ky projekt financohet nga Bashkia Përmet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2 dhe ka për qëllim të përgjithshëm të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës duke rritur nivelin e sigurisë në institucionet arsimore dhe përmirësuar jetën social-kulturore në Përmet. Projekti zbatohet në Bashkinë Përmet. Për të rritur igurinë publike në dy kopshtet e Përmetit do të vendoset sistem monitorimi me kamera.
II.Përshkrimi i shërbimit të kërkuar:
Bashkangjitur është planimetria e dy kopshteve me përcaktimin e vendit ku do vendosen kamerat. Specifikimet teknike janë të detajuara te formulari i ofertës bashkangjitur.
III.Kriteret që duhet të plotësoj një subjekt aplikues:
- Të jetë i rregjistruar dhe të ketë një NIPT aktiv
- Të ketë ofrimin e shërbimit/produktit që kërkohet në objektin veprimtarisë
- Të ketë eksperienca pune të mëparshme në fusha relevante
IV.Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
- Fotokopje e NIPT-t të subjektit
- Ekstrakt i thjeshtë i subjektit
- Oferta financiare për ofrimin e shërbimit/produktit të kërkuar sipas tabelës më poshtë
V.Kriteret e vlerësimit:
Të gjitha ofertat e ardhura do të vlerësohen për
- Dorëzimin e gjithë dokumentave sipas thirrjes
- Përmbushjen e specifikimeve teknike
- Vlerësimin e ofertës me cmimin më të ulët.
VI.Mënyra e pjesëmarrjes
Jeni të ftuar të dorëzoni dokumentat sipas pikës IV në adresën shoqata.mkezh@hotmail.com, ose në zarf të mbyllur me postë në adresën: Rruga “18 Shtatori” Pallati 6-katësh në krah të Gjykatës së Shkallës së Parë, Apartamenti nr.11, Gjirokastër, prej datës 24.03.2022 deri në 03.04.2022.
VII.Mënyra e pagesës
Pagesat do të kryhen me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit.
Planimetria