Bashkia Përmet është përfituese e katër projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi Europian. Një prej tyre është projekti i titulluar “Zhvillimi dhe promovimi i turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare Greqi- Shqipëri” (Akronimi: EXTOUR).
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të nxisë zhvillimin e turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare duke ofruar trajnime për profesionistë të rinj dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Partnerët e projektit janëPrefektura e Janinës, Bashkia e Konicës dhe Bashkia Përmet
-Rezultatet kryesore të projektit janë:
- Krijimi i një terreni për ushtrimin e sportit të alpinizmit (climbing field) në Përmet. Fusha e ngjitjes është ndërtuar pranë fshatit Gjinkar sipa standarteve evropiane.
- Një aplikacionin për promovimin e turizmit. Aplikacioni quhet Visit Permet dhe mund të shkarkohet në android dhe apple store. Ai përmban informacio ne mbi 40 pika turistike (informacion, foto dhe lokacion).
Ditën e sotme u zhvillua dita informuese e projektit e cila kishte si qëllim:
- të informonte pjesëmarrësit për projektin
- të prezantonte fushën e ngjitjes, shoqëruar dhe nga një video demostruese nga shoqata e alpinistëve.
- të prezantonte aplikacionin.
- eventi mbyllës i projektit.