Ditën e sotme, 30.09.2021, u zhvillua takimi hapës i projektit të financuar nga BE, të titulluar “Kultivimi i bimëve medicinale dhe aromatike si një alternativë e qëndrueshme ndaj kanabisit në Përmet – MAPCULT”.
Ky projekt implementohet nga Bashkia Përmet, si partneri kryesor, dhe Instituti i Kërkimeve Urbane. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i BE në Shqipëri, nga Bashkia, nga Instituti i Kërkimeve Urbane dhe fermerë të zonës.
Qëllimi i projektit është të përmirësojë kushtet social-ekonomike dhe promovojë mundësi alternative punësimi për komunitetet e prekura nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në Bashkinë Përmet, përmes:
➡️Mbështetjes së familjeve fermere në kultivimin e trëndafilit të egër dhe bimëve të tjera medicinale dhe aromatike .
➡️Mbështetjes së të rinjve dhe grave të papuna përmes rritjes së kapaciteteve të tyre për prodhimin e produkteve kozmetike artizanale duke përdorur si lëndë të parë bimët medicinale dhe aromatike të kultivuara.
➡️Rritjes së ndërgjegjësimit të publikut kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, me vëmendje të veçantë fshatrat e prekura nga kultivimi i kanabisit,.
Kryetarja e Bashkisë në fjalën e saj theksoi se Bashkia Përmet ka implementuar dhe vazhdon të implementojë projekte të ndryshme nga donatorë të huaj, kryesisht nga Bashkimi Evropian. Por e vecoj këtë projekt si një nga më të rëndësishmit, pasi fokusohet në zonat rurale dhe shpreh se atje ka nevojë për më shumë ndërhyrje. Zhvillimi i zonave rurale është një ndër prioritetet strategjike të Bashkisë Përmet.